KFOR-i i kënaqur me mekanizmat e Sigurisë të Republikës së Kosovës

Prishtinë | 30 Nën 2016 | 15:13 | Nga

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Valdet Hoxha priti në takim zyrtarë të KFORI-it amerikan.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, në cilësi të Koordinatorit Nacional për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, priti në takim Kolonel JoelHagy JIC OIC me ekipin e tij së bashku me Major TerrellPruitt, oficer për marrëdhëniet civile ushtarake në KFOR Amerikan, Kampi Bondsteel. Në takim mori pjesë edhe Samir Krasniqi, koordinator i QKMK-së.

Gjatë këtij takimi zëvendësministri Hoxha i informoi ushtarakët e KFOR-it amerikan lidhur me mekanizmat e ndërtuar në funksion të parandalimit të aktiviteteve të kundërligjshme, ndërtimin e legjislacionit primar, sekondar, Strategjitë Kombëtare për bashkëpunimin rajonal.

Po ashtu zëvendësministri Hoxha i njoftoi zyrtarët e KFOR-it lidhur me rolin dhe mandatin e MPB-së, autoritetet e përfshira në kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit, detyrat dhe aktivitetet që kryhen, bashkëpunimin me autoritetet e zbatimit të ligjit, si vendore dhe ndërkombëtare, sistemet e vendosura, zbatimin e masave në kufi lidhur me kontrabandimin me migrantë, masave anti-terror, masave anti-korrupsion, shkëmbimin në kohë reale të informatave, inteligjencën dhe hetimet e përbashkëta, shfrytëzimin e bazave të të dhënave ndërmjet autoriteteve dhe mekanizmin që bashkërendon këto aktivitete 24/7 që është QKMK, e cila është e vendosur në objektin e MPB-së.

Gjatë kësaj vizite, zyrtarët e KFOR-it amerikan u ndanë të kënaqur me progresin e arritur nga mekanizmat e Sigurisë të Republikës së Kosovës, duke potencuar rëndësinë e bashkëpunimit që është kusht për bashkërendim efikas dhe efektiv në parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme që ndodhin si në kufi dhe brendi të territorit. Ata konfirmuan përkrahjen e tyre për të ndihmuar institucionet e sigurisë së Kosovës në ruajtjen e rendit dhe ligjit në Kosovë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme