Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoeller tha në Bruksel se KFOR-i nuk do të tërhiqet nga Kosova dhe se në samitin e ardhshëm të NATO-s dhe se në samitin e ardhshëm të Aleancës Veri-atlantike do të ketë një angazhim për të vazhduar misionin paqeruajtës.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve serbë lidhur me uraniumin e varfëruar ajo se Aleanca Veri-Atlantike dhe Kombet e Bashkuara në vitin 2001 kryen hetime themelore shkencore që kanë vërtetuar se uraniumi i varfëruar nuk ka ndikim në shëndet, transmeton Klan Kosova.