Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami ka nënshkruar marrëveshje me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW) për realizimin e projektit “Fondi i Sfidave të Kosovës – Arsimi Profesional dhe Trajnimi” në shumë prej 7 milionë euro, raporton Ekonomia Online.
Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami ka thënë se granti ka vlerën 7 milionë euro dhe do të implementohet përmes shkollave profesionale.
“Ky është projekt i rëndësishëm për ne. Gjermania ka avancuar shumë në lidhjen mes shkollimit dhe tregut të punës kurse ne vendi që çalojmë. Ky projekt nga vjen përmes Bankës Gjermane për Zhvillim dhe do të implementohet për 6 vjet”.
“Do të jetë projekt me trajtime që të rritet punësimi i të rinjve. Në emër të MAShTI-it dhe të të gjithë të rinjve të Kosovës dua të falënderoj qeverinë gjermane dhe bankën për Gjermane për Zhvillim”, tha ministrja Bajrami.
Ndërsa, drejtori René Eschemann, ndër të tjera theksoi se, qëllimi i këtij projekti është që të kompanitë private dhe shkollat profesionale të bashkëpunojnë për të siguruar më shumë mundësi për punësim në tregun e punës për të rinjtë kosovarë, por njëkohësisht të përkrahen edhe kompanitë.