Prishtinë, 10 mars 2022 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), gjatë takimit të 280-të, si pikë të veçantë ka diskutuar situatën e krijuar në sistemin gjyqësor si pasojë e grevës së një pjese të punonjësve të administratës.
Kryesuesi i informoi anëtarët e Këshillit për aktivitetet e ndërmarra me qëllim të ofrimit të mbështetjes së administratës, përfshirë:
Pas diskutimeve, Këshilli përsëriti gatishmërinë dhe përkushtimin për të mbështetur kërkesat legjitime të punonjësve të administratës, por kërkoi që Greva të ndërpritet dhe t’i jepet hapësirë institucioneve për realizim të kërkesave.
Punonjësit nuk duhet të heqin dorë nga kërkesat deri në realizimin e plotë, por Greva është veprim sindikal nga veprimet e fundit që duhet të ndërmerret, aq më tepër që po mbahet në rrethana të jashtëzakonshme siç është pandemia COVID-19, që ndërlidhet me nenin 15 (1,2) të Ligjit për Greva.
Gjithashtu, Këshilli kërkoi nga Sekretariati që menjëherë të koordinohen me menaxhmentin e gjykatave dhe bashkërisht të përcaktojnë se cilat janë punët esenciale të cilat edhe bazuar në Ligjin për Greva duhet të kryhen edhe gjatë mbajtjes së grevës.