Në ambientet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), është mbajtur takimi i tridhjetë e një me radhë i Bordit Drejtues të Projektit TIK/SMIL, ku të pranishëm në takim ishin Kryesuesi i KGjK-së, Skender Çoçaj dhe Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, si anëtarë të këtij bordi.
Në këtë takim u prezantua draft raporti i rezultateve të arritura të Projektit SMIL, për periudhën Korrik – Dhjetor të vitit 2019, raporti financiar i Partnerit Implementues (IMG), raportet e bashkëfinancimit të projekteve KGJK dhe KPK, plani i punës për vitin 2020 si dhe buxheti i Projektit për amandamentim Nr. 1.
Poashtu, janë shpalosur edhe aktivitetet kryesore me të cilat është marrë Projekti SMIL, regjistrimi i lëndëve të vjetra, trajnimet si dhe zbatimi i SMIL-it në gjykata dhe prokurori për gjashtë mujorin e dytë të vitit 2019.