Komisioni për Rekrutim i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, bazuar në neni 21 paragrafi 9 të Rregullores për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin e Gjyqtarëve, ka njoftuar seme datë 17.11.2019, duke filluar nga ora 09:00, në objektin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Zhvillim në Vushtrri, do të organizohet mbajtja e Testit kualifikues për kandidatët të cilët kanë aplikuar për pozitën e gjyqtarit në Gjykatat Themelore të Kosovës.
Me këtë rast Këshilli Gjyqësor i Kosovës gjegjësisht, Komisioni për Rekrutim, i njofton dhe në të njëjtën kohë fton përfaqësues të pavarur (vendor dhe ndërkombëtarë) të cilat shprehin interes dhe në të njejtën kohë monitorojnë punën e gjyqësorit në veçanti, për të vëzhguar mbarëvajtjen e këtij provimi.
Në rast të interesimit për pjesëmarrje, ju lusim që paraprakisht ta konfirmoni pjesëmarrjen tuaj për akreditim dhe atë jo më vonë se ditën e enjte me datë 14.11.2019, deri në ora 15:00, tek Administratori i Provimit, në këtë e-mail adresë: [email protected]