KGjK: Konsultimi publik për Projekt-Rregulloren zgjatë 15 ditë

Prishtinë | 12 Pri 2019 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Afati për konsultim publik është 15 ditë, përkatësisht deri me 27 prill 2019, kështu kanë njoftuar Këshilli Gjygjësor i Kosovës përmes një komunikate për media.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës me qëllim të zbatimit të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokuroreve ka ndërmarrë masat e nevojshme për të siguruar zbatimin e Ligjit brenda afateve të parapara ligjore. 

Në këtë drejtim, Këshilli ka themeluar Grupin Punues për hartimin e Rregullores për Procedurën Disiplinore për Gjyqtarë, drafti i së cilës është i bashkangjitur dhe shërben si Draft, ku të gjithë profesionistet e interesuar mund të kontribuojnë me komentet dhe sugjerimet e tyre për finalizimin e Rregullores.

Me qëllim të përmirësimit të nivelit të transparencës dhe duke konsideruar të rëndësishëm kontributin e secilit/ës, Këshilli fton të gjithë profesionistet e interesuar që të paraqesin komentet, apo sugjerimet e tyre për përmirësimin e Draftit të kësaj Rregulloreje.

Në ueb të KGjK-së e gjeni linkun si në vijim: http://www.gjyqesori-rks.org/sq/kjc/event/Index/2022

Komentet mund të dërgohen në e-mail adresën: [email protected]

Të ngjashme