KGjK merr vendim për shpalljen e konkursit për kryetar të Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe mbikëqyrësve të degëve

Prishtinë | 27 Gus 2026 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Në takimin e 371-të, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) vendosi të shpall konkursin për kryetar të Gjykatës Themelore në Ferizaj, si dhe për mbikëqyrës të disa degëve të gjykatave.

Fillimisht, u bë shpallja e konkursit për gjyqtar mbikëqyrës të Gjykatës Themelore në Gjakovë, Dega Rahovec, duke u themeluar edhe Komisioni vlerësues për intervistimin, vlerësimin si dhe rekomandimin e kandidatëve, me përbërjen si në vijim:

Fëllanza Knushaj- kryetare e Komisionit, njëherësh kryetare e Gjykatës;
Artan Abazi, dhe
Valentina Sopjani- anëtarë të Komisionit dhe anëtarë të KGJK-së, si dhe
Afërdita Bytyqi- anëtare rezervë e Komisionit dhe zëvendëskryesuese e KGJK-së.
Pastaj, u bë shpallja e konkursit për gjyqtar mbikëqyrës të Gjykatës Themelore në Gjakovë, Dega Malishevë, duke u themeluar edhe Komisioni vlerësues për intervistimin, vlerësimin si dhe rekomandimin e kandidatëve me përbërjen si në vijim:

Fëllanza Knushaj- kryetare e Komisionit, njëherësh kryetare e Gjykatës;
Besnik Bislimaj dhe
Artan Abazi- anëtarë të Komisionit, njëherësh anëtarë të KGJK-së, si dhe
Agron Maxhuni- anëtar rezervë i Komisionit, njëherësh anëtar i KGJK-së.
Tutje, u shpall konkursi për gjyqtar mbikëqyrës të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Dega Vushtrri, duke u themeluar edhe Komisioni vlerësues për intervistimin, vlerësimin si dhe rekomandimin e kandidatëve me përbërjen si në vijim:

Bekim Veliqi- kryetar i Komisionit, njëherësh ushtrues i detyrës së kryetarit të Gjykatës;
Artan Abazi dhe
Ivana Milenkoviq- anëtarë të Komisionit, njëherësh anëtarë të KGJK-së, si dhe
Besnik Bislimaj- anëtar rezervë i Komisionit, njëherësh anëtar i KGJK-së.
Më tej, u rishpall konkursi për herë të tretë, siç u tha në mungesë të kandidatëve për gjyqtar mbikëqyrës të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Dega Skenderaj, duke u themeluar edhe Komisioni vlerësues për intervistimin, vlerësimin si dhe rekomandimin e kandidatëve me përbërje si në vijim:

Bekim Veliqi- kryetar i Komisionit, njëherësh ushtrues detyre i kryetari të Gjykatës;
Valentina Sopjani dhe
Ahmet Imami- anëtarë të Komisionit, njëherësh anëtarë të KGJK-së, si dhe
Ivana Milenkoviq- anëtare rezervë e Komisionit, njëherësh anëtare e KGJK-së.
Gjithashtu, u shpall konkursi për gjyqtar mbikëqyrës të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega Lipjan, duke u themeluar edhe Komisioni vlerësues për intervistimin, vlerësimin si dhe rekomandimin e kandidatëve me përbërje si në vijim:

Ngadhnjim Arrni, kryetar i Komisionit, njëherësh kryetar i Gjykatës;
Artan Abazi dhe
Ivana Milenkoviq anëtarë të Komisionit, njëherësh anëtarë të KGJK-së, si dhe
Mirjeta Shala- anëtare rezervë e Komisionit, njëherësh anëtare e KGJK-së.
Në mbledhjen e së enjtes, po ashtu u shpall konkursi për gjyqtar mbikëqyrës të Gjykatës Themelore në Pejë, Dega Klinë, duke u themeluar edhe Komisioni vlerësues për intervistimin, vlerësimin si dhe rekomandimin e kandidatëve me përbërje si në vijim:

Të ngjashme