Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka mbajtur të enjten mbledhjen e radhës në të cilën ka diskutuar dhe miratuar planin e punës së Gjykatave për vitin 2025, raporton Ekonomia Online.
Kryesuesit e Gjykatave në këtë mbledhje prezantuan planet e punës për këtë vit, ku ndër prioritetet e tyre ishin zvogëlimi i lëndëve si dhe rritjen e llogaridhënës dhe transparencës.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, në këtë mbledhje ka pasur dy kërkesa në drejtim të gjykatave, duke kërkuar që në planin e punës të kenë edhe konsolidimin e zyrës për skanim të hershem të çështjeve si dhe çështjen e paneleve të para caktume.
“Po kërkoj nga secila gjykatë pavarësisht miratimit të planeve, të kenë përqendrim serioz ne konsolidimin e zyrës për skanim të hershem të çështjeve, sidomos Gjykata Themlore duke mos përjashtuar edhe degët e gjykatave. Edhe një çështje të dytë, janë panelet e para caktume, kërkesat e KGJK që ndarja, shpërndarja, caktimi dhe gjykimi të bëhet sipas paneleve që krijohen me sistem, përveç situatave të para caktume”, ka thënë ai.
Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, ka thënë se për vitin 2025 kjo gjykatë ka në plan që të jetë garantuese e të drejtave dhe lirive të njeriut duke garantuar që ligji do të zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë.
“Gjykata Supreme ne planin e vitit 2025 do të jetë garantuese e të drejtave dhe lirive të njeriut duke garantuar që ligji do të zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë. Për zbatimin e këtij qëllimi di të jenë në funksion gjithë gjyqtaret e Gjykatës Suprem. Jeni në dijen që nuk ka ngarkesë me lënd gjykata supreme ndodh është përparësi nga gjykata e tjera. Gjatë këtij viti do të jenë të angazhuar 19 gjyqtarë… Në lëmi penale është caktuar gjyqtarja Valdete Daka, ndërsa në lemi civili është caktuar Rrustem Thaqi. Do të jemi të angazhuar në rritjen e llogaridhënës, do të jetë edhe më e hapur edhe për media dhe publikun duke garantuar për një transparencë të plotë në punën e saj”, ka thënë ai.
Kryetari i Gjykatës së Apelit, Valon Tolaj, ka thënë se ndër pikat kryesor të planit për vitin 2025 është që të bëhet ndarjen e drejtësisë në kohë të arsyeshme.
“Është një plan më i detajuar se vitet e kaluara, plani synon që të garantoj një punë të mirë dhe efikasitetit. Që ka për qëllim ndarjen e drejtësisë në kohë të arsyeshme. Pra intensa është që të zvogëlojmë kohëzgjatjen e pritjes së lëndëve brenda Gjykatës së Apelit, që ka të bëjë nga dy vite e gjysmë sa është deri në dy vjet deri në vitin 2025. Por pa e lënë anash edhe trajtimin e një nomit të lëndëve sa më të mëdhenj”, ka thënë ai.
Kryetari i Gjykatës Komerciale, Mahir Tutuli, tha se kanë kjo gjykatë ka 16 gjyqtar, duke shtuar se janë duke u përballur me ngritjen e numrit të lëndëve.
“Aktualisht jemi të ngarkuar me 9546 lëndë në dy shkallët, prej të cilave 8603 lëndë në shkallën parë, 943 lënd në shkallën e dytë. Janë 12 gjyqtarë në shkallën e parë. Duke parë trendin e ardhjes së lëndëve gjatë viti 2025 planifikojnë që ta mbajmë këtë gjendje të lëndëve sepse trendi është vazhdimisht i ardhjes se lëndëve në rritje. Një problematike që na ndjek vazhdimisht nga gjykata komerciale ka qenë strategjia për reduktimin e lëndëve. Në plan kemi paraparë që lëndët deri në vitin 2022 të trajtohen të gjitha lendet e vjetra të së njëjtës kategori, që të ju mundësohet gjyqtarëve që për këtë periudhë lendet të trajtohen me një rezultat më të madh”, ka thënë ai.
Po ashtu në këtë mbledhje planin e punës e prezantuan edhe Gjykata Themelore në Prishtinë, Gjilanit, Prizrenit, Gjakovës, Pejës, Ferizajit dhe Gjykata Themelore e Mitrovicës.
Në fund me gjitha votat për, KGJK ka miratuar planet e punës për gjitha gjykata për vitin 2025.