Në mbledhjen e 343-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) u shpall konkurs i brendshëm për gjyqtar në Departamentin Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe atë të Apelit. Po ashtu, gjykatësi Mentor Bajraktari u caktua anëtar i Panelit për Lirim me Kusht (PLK).
Konkursi për gjyqtar në Departamentin Special u shpall për gjashtë pozita në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe dy në atë të Apelit, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Komisioni që do të zhvillojë rekrutimin për gjashtë pozita në Gjykatën Themelore në Prishtinë përbëhet nga:
Albert Zogaj, kryetar
Fidan Hoxha, anëtar
Besnik Bislimi, anëtar
Bashkim Hyseni, anëtar
Vilard Bytyqi, rezervë
Burim Ademi, rezervë
Ngadhnjim Arni, rezervë
Ndërkaq, për dy pozitat në Gjykatën e Apelit, komisioni përbëhet nga:
Albert Zogaj, kryetar
Fidan Hoxha, anëtar
Besnik Bislimi, anëtar
Bashkim Hyseni, anëtar
Afërdita Bytyqi, anëtare
Vilard Bytyqi, rezervë
Burim Ademi, rezervë
Vaton Derguti, rezervë
Gjykatësi Mentor Bajraktari, me propozim të kryetarit të Apelit, Valon Totaj, u caktua anëtar i Panelit për Lirim me Kusht me mandat dyvjeçar, pa mundësi rizgjedhjeje.