Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skender Çoçaj, priti në takim Stephanie Lefeuvre, Menaxheren e Projektit KoSEJ II nga Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi rreth Projektit KoSEJ II, i cili do të ralizohet në bashkëpunim me KGjK-në.
Poashtu, u diskutuan edhe raportet statistikore që dërgohen nga të gjitha Gjykatat Themelore.
Në këtë drejtim, gjykatat kanë pasur vazhdimisht mbështetje nga ekspertë të angazhuar për avancimin e raporteve statistikore, me qëllim që të sigurohen raporte të cilat gjenerojnë të dhëna të domosdoshme për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe vetë gjykatat në përgjithësi, përcjell EO.