KH Prishtina në finale të Kupës

Prishtinë | 04 Maj 2019 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë do të jetë arenë e hendbollit këtë fundjavë.

Sot gjatë ditës së shtunë do të zhvillohen katër gjysmëfinale, dy në konkurrencën e femrave dhe dy në atë të meshkujt.

Në gjysmëfinalen e parë, e cila ka përfunduar, fitues doli klubi i hendbollit Prishtina, të cilët arritën ta mposhtin Trepçën.

Skuadra e Prishtinës gjatë gjithë kohës ishte më e mirë në fushë, duke mos e lënë të hapur temën e fituesit qysh nga fillimi i ndeshjes.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me 11 gola epërsi për Prishtinasit 11 – 9. Djelmoshat e Taib Kabashit arritën ta mbanin epërsinë dhe në fund e përfunduan ndeshjen me 14 gola epërsi, 30 me 24, që ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes, transmeton KP.

Lojtari më i mirë në ndeshje ishte Bajqinovci i Prishtinës i cili arriti të shënoi 9 gola, ndërsa tek mitrovicasit më i dalluari ishte Shabani i cili shënoi 6 gola.

Për ta përcjellë nga afër këtë gjysmëfinale i pranishëm ishte edhe kryetari i Federatës së Henbollit të Kosovës, Eugen Saraçini, i cili u shpreh se ky organizim tregon edhe njëherë se kjo federatë është duke punuar në mënyrë të drejtë, ani pse nuk kishte shumë shikues sot ai shpreson se gjatë ditës së nesërme të mblidhen më shumë shikues për të shijuar këto ndeshje hendbollistike

“Ne jemi të organizuar në shumë fusha, jo vetëm në aspektin organizativ por edhe në aspektin e financimit të këtij manifestimi, i cili është i rëndësishëm. Besojmë që do të tërheqim shikueshmëri. Kjo është një sfidë për të gjitha ekipet të cilat kanë ardhur pas fazave të ndryshme të ndeshjeve, dhe shpresoj që do të kemi së paku në pjesën finale do të kemi hendboll të cilësisë më të lartë, më tepër shikues dhe më tepër luftë për pozicionim sa më të mirë, respektivisht për të fituar kupën. Në përgjithësi deri më tani në ditën e parë ku po luhen gjysmëfinalet çdo gjë po shkon në rregull. Ndoshta nuk kemi ndonjë cilësi të baraspeshuar të ekipeve, por prej sot deri nesër do të baraspeshohet ekipet pasi që në lojërat e para nuk e japin maksimumin e tyre por më vonë me siguri do të rifreskohet çdo gjë do të ri-angazhohen dhe do të kemi hendboll cilësor”, tha i pari i Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Kujtojmë që sot do të zhvillohen edhe tri gjysmëfinalet tjera, ndërsa, ndeshjet finale luhen të dielën. Finalja e hendbollisteve është nga ora 16:30, ndërsa ajo e hendbollistëve nga ora 19:15.

Të ngjashme