Khabib Nurmagomedov i gatshëm të zhvillojë super-meçin me kampion e pamposhtur të peshave të lehta Alexander Volkanovski

Prishtinë | 20 Qer 2020 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Khabib Nurmagomedov ka bërë të ditur se është i gatshëm të zhvillojë një super-meç me kampionin e peshave të lehta Alexander Volkanovski.

Volkanovski u bë kampion në kategorinë e tij pas mposhti Max Hollowayn në UFC 245 në dhjetor të vitit 2019, duke i përgjigjur dagestanezit.

“The Great” që i ka fituar të gjitha tetë takimet në MMA, do të përballet sërish me Hollowayn në UFC 251, në rimeçin që zhvillohet në Abu Dhabi.

View image on Twitter
View image on Twitter

Por, me të përfunduar punë me të, edhe Volkanovski ka shprehur dëshirën e tij që të takohet me Khabibin që po ashtu është kampion në kategorinë e tij.

“Nuk më pëlqejnë personat që luftojnë në kategori të tjera. Por, një takim me Khabibin, natyrisht se do të ishte një opsion i mirë”, ka thënë ai për The Score.

Image: PA

“Tani për tani, duhet të mbroj titullin dhe më pas saj mund të ndodhë që në vitin e ardhshëm të zhvillojë atë meç”, ka shtuar më tej Volkanovski.

31-vjeçari e di se dagestanezi është po ashtu i pamposhtur 28-0 në kategorinë e tij dhe natyrisht se dëshiron të sfidojë atë. 

Të ngjashme