Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA) që përfaqëson Republikën e Kosovës në fushën e Hetimeve të Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike, ka prezantuar të arriturat në mbledhjen e rregullt të ENCASIA të zhvilluar online.
Komunikata e plotë:

Republika e Kosovës në këtë autoritet është vëzhguese dhe e vetmja nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Vlen të theksohet se Kosova në fushën e Hetimit të Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike është në hap me vendet e BE-së.
Kujtojmë se ENCASIA është autoriteti i Hetimeve të Aksidenteve Aeronautike të Evropës dhe përbëhet prej 28 vendeve anëtare të BE-së dhe 4 vendeve Vëzhguese (Kosova, Zvicra, Islanda dhe Norvegjia).