Khamzat Chimaev tashmë e di emrin e kundërshtarit të radhës, pak ditë nga fitorja në UFC 267

Prishtinë | 03 Nën 2021 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Khamzat Chimaev ka mësuar emrin e kundërshtarit të ri, vetëm pak ditë pasi arriti të mposht Li Jingliang në UFC 267 fundjavën e kaluar.

Chimaev bëri një rikthim triumfues në tetëkëndësh, duke mposhtur Jingliang në raundin e parë të meçit të tyre në peshë të lehtë.

27-vjeçari, i cili po bënte paraqitjen e tij të parë në UFC që nga shtatori i vitit 2020, regjistroi fitoren e tij të katërt në MMA ndërsa vazhdon ngjitjen e tij drejt kreut.

Dhe, tani ai duket se do të kthehet në aksion pas disa javësh, por jo me UFC-në.

Sipas raportimeve, ‘Borz’ do të përballet me pretendentin e UFC për peshën e mesme Jack Hermansson në Bulldog Fight Night më 19 nëntor.

‘The Joker’ përmes rrjeteve sociale bëri të ditur se do të ballafaqohet me fenomenin e UFC-së.

Natyrisht se ky lajm ka entuziazmuar tifozët e dyshes, pasi pritet të jetë një përballje e zjarrtë.

Të ngjashme