Sami Khedira pritet të largohet nga Juventusi pas pesë viteve e gjysmë të kaluara në Torino.
Mesfushori gjerman ka mbetur jashtë fushave për disa muaj, ndërsa është futur në vitin e fundit të kontratës me Zonjën e Vjetër.
33-vjeçarim ka kaluar lëndimin dhe tanimë është vërshuar nga oferta, kryesisht nga kampionati gjerman.
Borussia Dortmund po shihet si skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e lojtarit pasi tanimë kanë biseduar me agjentët e tij.
Sport Bild ka raportuar se bisedimet janë duke shkuar mirë dhe brenda janarit mund të kemi zyrtarizimin e Khediras te Dortmundi.
Reprezentuesi gjerman tani do të zgjidhë me marrëveshje të dyanshme kontratën me Juventusin, kontratë e cila skadon në qershor të këtij viti.
Interesim për gjermanin kanë shprehur edhe VFB Stuttgart e RB Leipzig në Bundesliga, si dhe West Ham United e Everton në Ligën Premier, por dëshira e tij është të vesh fanellën e Dortmundit ku do të zëvendësojë të lënduarin Axel Witsel. /Telegrafi