Sami Khedira e ka kompletuar transferimin te Hertha Berlini, derisa afati i transferimeve në Gjermani u mbyll në ora 18:00.
Mesfushori gjerman kishte arritur dje (e diele) te skuadra nga Bundesliga për teste mjekësore.
Lojtari ka kompletuar me sukses ato dhe sot (e hënë) është prezantuar me fanellën e Hertha Berlinit.
Ai ka nënshkruar kontratë gjashtëmujore me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.
Khedira do e bartë numrin 28 në fanellë, derisa u transferuar te skuadra nga vendlindja e tij prej Juventusit. /Telegrafi