Doarsa Kica-Xhelili, deputetja e Kuvendit të Kosovës, e cila para pak kohësh braktisi Listën Guxo dhe iu bashkua radhëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, në lidhje me qëndrimet karshi kërkesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Sipas Kica-Xhelilit, qetësia me të cilën po i pranojnë kritikat nga Departamenti i Shtetit Amerikan është e pakuptimtë.
Në një postim në faqeen e saj në Facebook, ish deputetja e GP të Vetëvendosjes ka komentuar lajmin se një delegacion amerikan me 25 kompani biznesi do të shkojnë në zyrën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, derisa në anën tjetër Kosova po i dëmton marrëdhëniet me ShBA-në.
POSTIMI I PLOTË:
Një delegacion amerikan me 25 kompani biznesi shkojnë në zyrën e Vuçiqit.
Qetësia me të cilën po i pranojmë kritikat nga Departmenti i Shtetit Amerikan është e pakuptimtë. E njëjtë heshtja lidhur me to.
Kur Blinken përmendi njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes, ky togfjalësh përmendej gati në çdo fjalim politik, gati në tentativë të legjitimimit të miqësisë.
Por kur sot shprehet zhgënjim me qasjen tonë, ajo që bëhet euforike është heshtja, por me çfarë kosto? Në këmbim të çkaje? Letrave qortuese pa efekt praktik me kosto të lëndimit të raportit me aleatët tonë kyq?