Kica-Xhelili, për rritjen e LDK-së në diasporë: Pushtetit po i pengon, pra çmenduni!

Prishtinë | 04 Mar 2025 | 21:57 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka deklaruar se prej 40 mijë votuesve të regjistruar dhe të deklaruar si votues të LDK-së nga mërgata, rreth 20 mijë prej tyre kanë votuar.Ajo ka falënderuar secilin që votoi LDK-në, pavarësisht pritshmërive më të mëdha që i kishin.

Por, çka i pengon Kica-Xhelilit është reagimi i LVV-së lidhur me këto vota.

Ajo thotë se nuk i penguan 80% e votave për ta në Konsulata e as ato “që i mbante lart e poshtë Martini”, por po i pengon që rreth 20 mijë nga mërgata i mori LDK-ja.

Epo ja, le t’i pengojnë; le t’i çmendin!

Vota e mërgatës për LDK do të mbrohet nga akuzat e pabaza, sikurse u mbrojtën votat e LDK nga eksponentë të VV që shanin e ofshanin nëpër QNR t’i anulonin votat tona me çdo kusht”, u shpreh ajo.

Ky është postimi i plotë i saj:

Nga 40 mijë votues të LDK, të regjistruar e të deklaruar si votues tanët në degët tona në mërgatë, kanë votuar gjysma e tyre (rreth 20 mijë).

Tejet falënderues, megjithatë, ne kishim pritur më shumë! Degët e strukturat tona ishin angazhuar masivisht që në mërgatë t’i kthehej vota LDK-së, por arritëm përgjysmë rezultatin e synuar.

Por, pavarësisht që na u realizuan vetëm gjysma, edhe kjo po i pengon partisë në pushtet.

Nuk i penguan 80% e votës për VV në konsulata;

Të ngjashme