Kica-Xhelili reagon pas rezultatit të LDK-së: E di që ka dhimbje sot, kokën lart

Prishtinë | 28 Dhj 2025 | 22:50 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar pas rezultatit të dobët të LDK-së në zgjedhjet e sotme parlamentare.

Kica-Xehlili ka thënë se LDK as nuk ka lindur dhe as nuk është ndalur për beteja afatshkurtra.

“E di që ka dhimbje sot, por beteja për shtetin nuk fillon e as nuk mbaron me një rezultat zgjedhor. LDK-ja as nuk ka lindur, as nuk është ndalur për beteja afatshkurtra. Është e përhershme, sikurse Republika që ka ndërtuar. Faleminderit atyre që na besuan dhe na mbajnë të fortë. Faleminderit edhe atyre që na dhanë shkas për reflektim. Arsyeja për të qëndruar bashkë nuk ka ndryshuar. Kokën lart”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme