Kica-Xhelili tregon për një skandal në Komisionin për Punë të Jashtme që udhëhiqet nga VV-ja

Prishtinë | 27 Shk 2023 | 13:30 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, pretendon që Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, është uzurpuar nga kryetarja e këtij komisioni, deputetja e VV-së, Arbreshë Kryeziu-Hyseni.

Kica-Xhelili ka thënë se kryetarja ka dërguar dje letër senatorit amerikan Robert Menendez, e sot deputetes britanike Alicia Kearns, të cilët kanë kundërshtuar formimin e Asociacionit.

Më ketë rast, deputetja e LDK-së, ka thënë kryetarja nuk është koordinuar me anëtarët e këtij Komisioni.

Instant / Kurti para takimit me Vuçiqin: Pika kryesore e marrëveshjes, njohja reciproke
“Pra, përveç që nuk e kuptojnë institucionin, natyrshëm nuk i kuptojnë as rolet përbrenda tyre. Kryetarët e komisioneve nuk kanë të drejtë që të marrin e mbajnë qëndrime pa mbështetje të komisionit (përveç kur ato i japin në cilësi personale të deputetit) e aq MË PAK në tema të rëndësisë nacionale nga politika e jashtme.” – ka shkruar ajo në Facebook.

Kujtojmë se Arbershë Kryeziu u emëruar në krye të këtij komisioni, pasi VV-ja përjashtoi deputetin Haki Abazi.

Shkrimi i plotë i saj:

Uzurpimi amatoresk i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë

Zëvendësuesja e deputetit Haki Abazi që dikur kryesonte Komisionin, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, dje i paska dërguar letër senatorit amerikan Robert Menendez, e sot deputetes britanike Alicia Kearns, në cilësinë e Kryetares së Komisionit në fjalë, pa asnjë koordinim me anëtarët e këtij Komisioni, ku unë përfaqësoj LDK-në.

Fatkeqësisht, asaj nuk mund t’i drejtohem me kritikë sepse kritika jepet aty ku pritet reflektim. Por, e vlerësoj të domosdoshme që qytetarët të njoftohen me këtë mendësi.

Pra, përveç që nuk e kuptojnë institucionin, natyrshëm nuk i kuptojnë as rolet përbrenda tyre. Kryetarët e komisioneve nuk kanë të drejtë që të marrin e mbajnë qëndrime pa mbështetje të komisionit (përveç kur ato i japin në cilësi personale të deputetit) e aq MË PAK në tema të rëndësisë nacionale nga politika e jashtme.

Po të mos ishte skandal amator i përfaqësimit tonë në politikë të jashtme, do t’a lija që gjatë kësaj përmbushjeje të egove personale t’i mësojnë 2-3 gjëra edhe për funksionin e rolit të kryesimit të komisionit. POR, roli institucional nuk do të duhej të kishte periudhë provuese, sidomos jo pas 2 vitesh qeverisje.

Të ngjashme