Doarsa Kica-Xhelili, kandidate e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputete, ka dalë me një videomesazh sqarues për mbështetësit e Vetëvendosjes, të cilët e pandehin për të vërtetë disponimin e ngarkues të VV-së kundrejt LDK-së.
Ajo thotë se bërtimat, akuzat e zjarrta dhe etiketimet që VV-ja i bën në Kuvend, janë thjesht për shfaqje pesë minutëshe, sepse në byfenë e Kuvendit dhe venda tjera, ata ndërrojnë tonet dhe sillen “me mirësjellje”.
“Diçka që ndodh në Kuvend, e ju nuk e shihni në TV. A e keni pa sa shumë ka zemërim, nervoz e tone të ngritura, veçanërisht nga VV-ja? A e keni vërejt si çdo fjalin na akuzojnë me lloj-lloj tonesh e etiketime. Por, e vërteta është kjo. Shumë prej këtij zemërimi nuk është real. Sepse kur kamerat ndalen, të njëjtit njerëz që kanë akuzu pak më parë, çuditërisht të flasin me mirësjellje, e me qetësi.
A jau merr mendja që nëse argumentet dhe akuzat t’i kishin pas përnjëmend ,dhe në të vërtetë kishin mendu që ne jemi të shitur e shantazhuar, ishin ftohë aq shpejtë? Sa për 5 minua me ndërru. Prandaj më vjend keq kur e shoh frustrrimin e mbështetësve të Vetëvendosjes, sepse realisht ajo ushqehet me akuza shumë të pasinqerta.
Pse ndodh kjo? Se zemërimi e nervoza janë shndërru në një mjet politik me një qëllim, me u irritu ju, dhe me qenë vazhdimisht të ngarkum emocionalisht. Sepse në politikë më së lehti keqpërdoret emocioni, e akuzat që nuk i kanë nuk i kanë bindje por peformancë. E nëse ju e kuptoni këtë, efekti zhduket sepse zemërimi i tyre zgjat vetëm aq sa e lejoni ju”, tha Kica-Xhelili.