Ish-diplomati kosovar, Sabri Kiçmari ka komentuar deklaratën e Josep Borell i cili tha se BE nuk mund të shkojë në pushime pa rinisur dialogu.
Kiçmari tha në Info Magazine se ka një masë presioni nga Bashkimi Evropian që të përshpejtohet dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, por që në dialog tani Kosova po hynë e përgatitur.
”Ka një masë presioni nga Bashkimi Evropian që të përshpejtohet tempo e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë. Josep Borrell e ka këtë detyrë, pra përshpejtimin e dialogut mes dy vendeve”.
”Kosova dhe përfaqësuesit tanë shtetërorë janë treguar mjaftë koshient dukë analizuar me vëmendje secilën marrëveshje dhe secilin dokument, pra kjo është një gjë e mirë sepse në dialog po shkojmë më të përgatitur”.
Ndërsa, sa i përket festës zyrtare që Kosova ka për Ditën e Evropës, Kiçmari tha se kjo paraqet një lloj simbolike dhe orientimi të shoqërisë kosovare drejt BE-së.
Por sipas tij kjo nuk është mënyra e duhur sepse mënyra e duhur është që të punohet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, përcjell klankosova.tv.
”Kjo është një lloj simbolike dhe orientimi e shoqërisë së Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe ligjvënësit e Kosovës si duket e kanë parë të udhës këtë gjë”.
”Nga këndvështrimi profesional është vështirë për ta kuptuar, por për autorët e një vendimi të tillë duket se e kanë pasur si simbolikë Bashkimin Evropian. Por, nuk mendoj se kjo është mënyra e duhur, sepse mënyra e duhur është që të punohet për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.