Në Televizionin Shtatë në edicionin special për të diskutuar për Samitin e Berlinit ishte i ftuar ish ambasadori i Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari.
Sipas Kiçmarit, Samiti i Berlinit është një moment shumë i rëndësishëm pasi Merkel dhe Makron po merren seriozisht me Kosovën.
”Mendoj që fakti që Merkel ka vendosur të marrë në konsideratë situatën në Kosovë, mendoj që është moment i rëndësishëm dhe besoj që ajo do të merret seriozisht për ti rregulluar raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk jam shumë optimist që zgjidhja do të gjendet sot, por është një moment i rëndësishëm pasi Mogerini nuk arriti të krijoj një situatë për dy palët”, ka thënë Kiçmari.
Kiçmari po ashtu tha Thaçi ka afri më të madhe me SHBA-në dhe ka gjete mbështetje për idenë e tij për shkëmbim të territoresh.
“Merkel ka qenë shumë e qartë për këtë pikë. Thaci do të ndeshet me dy aktorët kryesore të politikes evropiane, të cilët do ja thonë se këto ide sjellin probleme. Të dytë këta aktor janë të interesuar që këto emocione të qetësohen dhe praktikisht të rikthehet ideja e paqes në Rajon, ky është fokusi i takimit të sotëm”, ka potencuar Kiçmari.
“Gjatë verës së vitit të kaluar kishte pritje që ideja e shkëmbimit të territoreve do të jetë e pranueshme për dy palët, u krijuar një situatë e tillë e pa menduar mirë. Një ide e tillë nuk do ta ndihmonte Kosovën për raportet me Serbinë. Presidenti Thaçi ka reflektuar, pasi tash nuk po e përmend as korrigjimin e kufijve. Argumentet e kryeministrit Haradinaj kanë qenë të argumentueshme për taksën ndaj Serbisë”, ka përfunduar Kiçmari.