Kiçmari: Politika e jashtme në defanzivë, marrëdhëniet ndërkombëtare po dobësohen

Prishtinë | 23 Maj 2019 | 11:58 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti për Politikë të Jashtme të Kosovës (IPJK) ka mbajtur konferencën “Politika e jashtme e Kosovës në këndvështrim shkencorë”, raporton Ekonomia Online.

Sabri Kiçmari, drejtor ekzekutiv i IPJK, tha se politika e jashtme është në defanzivë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare po dobësohen.

“Pas disa muaj vëzhgimesh pata ardhur në përfundim se politika jonë është në defanzive të, plotë statusi i vendit tonë po dobësohen në mënyrë të ndjeshëm. Më nuk diskutohet për njohje të reja, por për tërheqje të njohjes, nuk diskutohet për pranim të Kosovës në një organizatë ndërkombëtare, por për dështim, nuk diskutohet për liberalizim të vizave, por për shtyrje”.

“Marrëdhëniet tona me vendet e tjera janë reduktuar në takime rreth taksës 100% dhe dialogut me Serbinë. Duke e parë këtë gjendje erdha në përfundim se politikës sonë së jashtme i mungon një analizë shkencore ekspertët e politikës së jashtme janë vëzhgues zhvillimeve”.

“…nuk e kanë një forum në të cilin mundë të shprehin pikëpamjet e tyre për politikën tonë të jashtme për zhvillimet ndërkombëtare dhe për diplomacinë dhe kështu së bashku me disa koleg profesor dhe studiues të politikws së jashtme me 5 mars 2019 e formuam këtë institutin me 10 maj 2019 instituti është regjistruar në regjistrin shtetërorë”.

Më tutje Kiçmari u shpreh se shtetasit që merren me politikë të jashtme duhet të jenë të pajisur më aftësi intelektuale për të kuptuar bazat e politikës së jashtme.

“Motivet e mira në fakt nuk garantojnë sjelljen etike dhe suksesin në veprim, por shtetasit që merren me politikën e jashtme duhet të jenë të pajisur me aftësi intelektuale për të kuptuar bazat e politikës së jashtme dhe të kenë aftësi për të materializuar idenë politikën në veprime konkrete në interes të shtetit dhe kombit”, tha Kiçmari.

Sabri Kiçmari është diplomat me përvojë 10 vjeçare në politikën e jashtme të Kosovës, ka qenë ambasadorë i Kosovës në Austri dhe ambasadorë jo rezident në Australi.

Të ngjashme