Orhidea Latifi apo siç njihet me emrin e artit, Kida, kohëve të fundit ka rrëmbyer vëmendje të madhe me postimet e saj.
Artistja e njohur një set të ri fotografik e ka publikuar edhe gjatë ditës së sotme (e martë), në të cilin shfaqet në formë të mrekullueshme.
Për fotosesionin e ri, 22-vjeçarja ka veshur një kostum ngjyrë të kuqe të errët dhe një pallto të po së njëjtës ngjyrë.
Ajo vjen e mrekullueshme, ndërsa është kujdesur për çdo detaj në dukjen e saj.
Flokët e valëzuara dhe grimi i lehtë që zgjodhi për fotografitë e reja e bënë të dukej edhe më e veçantë.
“Mendja e saj është e fortë”, është përshkrimi që ia ka vënë imazheve atraktive.
Kida përndryshe ka qenë duke punuar që një kohë të gjatë për projektin e ri muzikor, i cili pritet të publikohet shumë shpejt.
Krahas “Moti”, këngëtarja nuk ka lansuar ndonjë tjetër këngë të re.