Me ndalimin e mbrëmjeve e koncerteve në Kosovë, artistët tashmë kanë nisur turin nëpër Evropë.
Kështu, këngëtarja Orhidea Latifi-Kida mbrëmë (e shtunë) ka qenë për të performuar në Vjenë së bashku me reperin Ledri Vula.
E njëjta duket se po e shijon qëndrimin atje, gjersa ka publikuar për fansat disa fotografi atraktive.
Ajo është shfaqur në top formë në një palë bikini ngjyrë portokalli, e një fustani të bardhë transparent.
Flokët rozë dhe pozat tërheqëse nga një jaht kanë bërë që të komentohet e të marrë reagime të shumta pozitive.
Mijëra pëlqime krahas postimit janë grumbulluar menjëherë pak minuta pas publikimit.
Kida momentalisht po shijon suksesin e projektit të ri “Dinero” që për pak ditë ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në YouTube. /Telegrafi