Kidnapohet një opozitar tjetër bjellorus

Prishtinë | 09 Sht 2020 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Një politikan tjetër opozitar në Bjellorusi, Maxim Znak, është kapur të mërkurën nga persona të maskuar, kanë thënë përkrahësit e tij, ndërsa autoritetet janë duke e shtrirë kampanjën sistematike për të shtypë protestat që filluan pas zgjedhjeve presidenciale, shkruan agjencia Reuters.

Znak është arrestuar dy ditë pasi një lidere tjetër opozitare, Maria Kolesnikova, është kapur në rrugë nga persona të maskuar. Të dy janë liderë të shquar të protestës ku po kërkohet dorëheqja e presidentit Alexander Lukashenko, pas zgjedhjeve të 9 gushtit që opozita thotë se u kurdisën.

Zink është anëtari i fundit i Këshillit Koordinues të opozitës, që ishte ende aktiv në Bjellorusi, me përjashtim të shkrimtares fituese të çmimit Nobel, Svetlana Alexievich, që ka shërbyer si figurë e lëvizjes.

Të gjithë tjerët kanë ikur, janë dëbuar me forcë apo edhe janë burgosur.

Të ngjashme