Kievi “zgjohet” nën zhurmën e shpërthimeve

Prishtinë | 15 Mar 2022 | 08:20 | Nga Ekonomia Online

Disa shpërthime u dëgjuan mëngjesin e së martës në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Një ndërtesë banimi raportohet se është qëlluar dhe djegur.

Sipas Shërbimit të Emergjencës Shtetërore, zjarri është shuar dhe një person është dërguar në spital.

Në një video-adresim të postuar në mediat sociale, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje trupave ruse që të dorëzohen.

“Në emër të popullit ukrainas, ne ju japim një shans për të jetuar. Nëse u dorëzoheni forcave tona, ne do t’ju trajtojmë ashtu siç duhen trajtuar njerëzit: me dinjitet”, tha Zelensky.

Të ngjashme