Kika i “It’s my love” synon Zyrën e Kryeministrit, merr besimin e dy partive të vocrra

Prishtinë | 27 Gus 2024 | 11:22 | Nga Diellza Gashi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Demokratike e Unitetit (PDU) dhe Iniciativa e Ballit të Kombit (IBK) kanë nënshkruar marrëveshje për koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, dhe kandidat i tyre për kryeministër do të jetë Kreshnik Husaj, personazhi kontrovers i njohur për publikun si “Kika”, raporton Ekonomia Online.

Husaj ka thënë se ky koalicion është bërë për mbrojtje të interesave të qytetarëve, madje synon fitore në zgjedhjet e caktuara më 9 shkurt.

“Që te dyja janë përgjigjur pozitivisht një bashkëpunim që ne kemi krijuar koalicionit PDU- Balli i Kombit. Ne jemi dakorduar që në zgjedhje të futemi si dy subjekte politike. Iniciativa e Ballit të Kombit është përgjigjur pozitivisht koalicionit tonë. Është koalicion që nisë për mbrojtjen e interesave të qytetarëve, për këtë ne sigurojmë që si koalicion të jemi të hapur edhe për partitë tjera politike. Fitorja jonë më së miri do të tregohet më 9 shkurt kur janë edhe zgjedhjet, ne kemi jemi koalicion për udhëheqjen e shtetit dhe synojmë të firojmë”, ka thënë Husaj.

Kryetari  i Iniciativa Balli i Kombit, Avni Maloku ka thënë se synojnë bashkimin e kombit shqiptar.

“Në jemi të parimit të djathë politikë, synimi jonë është gjuha, atdheu, kombi dhe zoti. Ky është qëllimi jonë si parti që e kemi si synim. Më pas vijnë të tjerat si ekonomia e të tjera”, ka thënë ai.

Kreshnik Husaj, është personazh kontrovers i njohur në opinion si Kika, dhe ka qenë pjesëmarrës në reality show si “Big Brother Albania” e “It’s my love”. Ai është arrestuar disa herë për mashtrime, duke keqpërdorur një emision të tijin.

Të ngjashme