Kandidati për kryetar të Pejës nga socialdemokratët i njohuri Krashnik Husaj – Kika që njihet si njeriu më kontra-vers në Kosovë, ka deklaruar se menjëherë pas fitores së tij në Pejë në vitin 2017 Kika do lejon marihuanen dhe kanabisin për të zhvilluar ekonomin e qytetit të Pejës
Rinia Pejane duke u marrë me zhvillimin e kanabisit dhe marihuanes do të ketë një zhvillim të fuqishëm ekonomik për të mirën e tyre që sipas Kikës me konsumimin e këtyre dy dukurive përveç se do të jetë e gëzuar dhe e lumtur rinia në vendin tonë do të ketë shërimin e shumë sëmundjeve të cilat këto dukuri i shërojnë.
Shkenca në shumë shtete të zhvilluara ekonomikisht e ka lejuar konsumimin e këtyre dukurive, andaj Peja me fitoren time do jetë qendër e tregut ekonomik me zhvillimin e marihuanes dhe kanabisit, tha Kika.
Kika i fton të gjithë politikanët që synojnë të qeverisin Pejën të provojnë pakës kanabisin dhe marihuanen sepse do të qeverisin më mirë në mandatet e tyre të ardhshme. Peja do të lulëzon në 2017 me Kiken në krye.