Kryetari i degës së PDK-së në Malishevë, Isni Kilaj, ka thënë se kandidatura e tij pritet të zyrtarizohet nga qendra e kësaj partie, shkruan TV Malisheva.
I pyetur se a do të jetë ai kandidat për kryetar të komunës së Malishevës në zgjedhjet lokale, Kilaj ka thënë se në Malishevë është marrë vendimi që ai të jetë kandidat për kryetar komune nga kjo parti dhe se kjo do të bëhet edhe zyrtare.
“Në Malishevë e kemi marrë vendimin, e kemi një qëndrim, presim që kur të zgjidhet kryesia, pasi që nuk është zgjedhur, PDK-ja është vetëm me kryetarin aktual të zgjedhur, do të bëhet edhe zyrtarizimi”, ka thënë Kilaj.
Edhe ditë më parë ai kishte deklaruar se po pritet konfirmimi nga kryetari i partisë, Memla Krasniqi, për zyrtarizimin e kandidaturës së tij.