Kim dhe Kaney kanë pikëpamje krejt të ndryshme se si duhet t’i rrisin fëmijët

Prishtinë | 25 Shk 2021 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Tashmë kur lajmet për divorcin e tyre janë përhapur në të gjithë botën, është bërë e ditur edhe për dallimet e mëdha në pikëpamjet rreth rritjes së fëmijëve tek Kim Kardashian dhe Kanye West.

Pas afërsisht shtatë vjetësh martesë, Kim 40 vjeçare ka bërë kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj 43 vjeçar Kanye, një javë më parë.

Sipas burimeve të People, çifti i famshëm amerikan është gati të arrijë marrëveshje lidhur me kujdestarinë e fëmijëve.

Mirëpo, i njëjti burim ka thënë se Kim dhe reperi Kanye shpeshherë kanë probleme mes veti kur bëhet fjalë për katër fëmijët e tyre, North 7 vjeçare, Saint 5 vjeçar, Chicago 3 vjeçare dhe Psalm gati 2 vjeçar.

“Ata kanë visione të ndryshme rreth asaj se si duhet të rriten fëmijët e tyre. Kim dhe Kanye do të vazhdojnë me projektet e tyre personale dhe pikëpamjet e tyre rreth fëmijëve normalisht që do të jenë shumë të ndryshme”, ka thënë burimi.

Kriza në martesën e tyre thuhet se ka nisur në verën e vitit të kaluar kur Kanye kishte bërë publik kandidimin e tij për president të SHBA-ve.

Të ngjashme