Kim Jong Un: Lufta e SHBA me Iranin tregon se Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore

Prishtinë | 25 Mar 2026 | 19:30 | Nga Ekonomia Online

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, e ka përdorur luftën me Iranin për të justifikuar mbajtjen e armëve bërthamore nga regjimi i tij.

Në një fjalim para Asamblesë Popullore të vendit autoritar, Kim tha: “Realiteti i sotëm tregon qartë legjitimitetin e zgjedhjes strategjike dhe vendimit të kombit tonë për të refuzuar fjalët e ëmbla të armiqve dhe për të siguruar përgjithmonë arsenalin tonë bërthamor”, përcjell abcnews.al.

Ai deklaroi se Koreja e Veriut “nuk ishte më një vend nën kërcënim” sepse kishte “fuqinë për të paraqitur një kërcënim”, shkruan Sky News.

“Qeveria jonë do të vazhdojë të forcojë me vendosmëri statusin e saj si fuqi bërthamore”, shtoi Kim.

Programi bërthamor i Koresë së Veriut ka qenë subjekt i negociatave ndërkombëtare që kur vendi deklaroi se kishte armë bërthamore në vitin 2003.

Megjithatë, bisedimet kanë dështuar vazhdimisht.

Të ngjashme