Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un po zhvillon një vizitë dy-ditore në Kinë, një javë pas takimit me Presidentin amerikan, Donald Trump.
Pritet që ai të diskutojë sanksionet dhe angazhimin që ai bëri në samitin me Trump , në terma të përgjithshëm, për denuklarizimin e gadishullit korean, transmeton Klan Kosova.
Pekini, aleati i vetëm ekonomik i Koresë së Veriut, tashmë ka sugjeruar se sanksionet kundër Koresë së Veriut mund të lehtësohen.
Ndërkohë, SHBA dhe Koreja e Jugut kanë konfirmuar se kanë pezulluar planifikimin për stërvitjet e tyre të ardhshme ushtarake.
Kjo lëvizje vjen pas zotimit të Trump në samitin e Singaporit.
Vizita në Kinë është e treta e Kim që nga marsi, kur ishte edhe udhëtimi i tij i parë jashtë vendit.