Kim Kardashian shpërndau një fotografi tjetër atraktive në Instagram të premten.
Ylli, e cila mbush 40 vjet muajin tjetër – dukej si një adoleshente ndërsa i kishte bërë flokët e saj gërsheta dhe kishte veshur një palë xhinse të lëkurës që tregonin trupin e saj, ndërsa qëndonte e mbështetur te një banak.
Në të njëjtën ditë, gruaja e Kanye Westit publikoi një shënim për të nderuar viktimat e 11 shtatorit, shkruan DailyMail.
“Mos harroni kurrë 11 shtatorin”, tha nëna e katër fëmijëve.
“Dërgojmë dashuri dhe dritë tek gjithësecili sot”, shtoi ajo.
Kto fjalë ajo i shkroi përkrah një imazhi ku shfaqte kullat binjake gjatë një dite me diell para se të shkatërroheshin në vitin 2001.
Qielli ishte i errët dhe kishte një pamje të ujit përpara tij, duke krijuar një fotografi madhështore, por të frikshme.
Ky postim i saj vjen pak kohë pas lajmeve bombastike se ajo dhe familja e saj kanë vendosur që ta përfundojnë serialin “Keeping Up With The Kardashians” në viti 2021.