Kim Kardashian po planifikon të ndahet prej Kanye West.
Kështu shkruanin mediat botërore në raportimet e djeshme ndërsa sot kjo është përgënjeshtruar.
“Planet e Kimit për ndarjen janë plotësisht të pavërteta, e në fakt pas specializimit të West ata vetëm sa janë lidhur më shumë dhe tani mbështeten në njëri-tjetrin më tepër se kurrë”, tha një burim i afërt me Kardashian.
Një tjetër shenjë e mirë për Kanyen, dhe martesën e tij është se bashkë me gruan janë parë duke darkuar në shtëpinë e një shokut të tij.