Kim Kardashian jep urdhër ndalesë për një person i cili po e përndjek.
Thuhet se i njëjti është duke tentuar që të futet në shtëpinë e saj, me pretendimin se është në dashuri me bukuroshen brune, shkruan Daily Mail.
Charles Peter Zelenoff, i cili është 32 vjeçar, është shumë i dhënë pas Kim, ndërsa po tenton me çdo kusht t’i afrohet asaj.
Po ashtu, Peter thuhet se po publikon imazhe në rrjete sociale, duke përshkruar dashurinë që ka për Kardashian.
Ai tashmë ka edhe disa video nga jashtë shtëpisë së 40-vjeçares, gjë që po e bën edhe më të frikshme ngjarjen.
Kështu, Kim ka zgjedhur që të kërkojë ndalesë për të, duke mbrojtur kështu veten dhe familjen e saj.