Kim në Elbasan, takon Ballën, Bardhin dhe Kryemadhin

Prishtinë | 10 Mar 2021 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Jo vetëm Tirana, por edhe Qarku i Elbasanit është shesh-betejë e eksponentëve të lartë të forcave kryesore politike.

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar takime me drejtuesit e fushatës atje – sekretarët e përgjithshëm të socialistëve dhe demokratëve, Taulant Balla dhe Gazment Bardhi, por edhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, ambasadorja amerikane në mënyrë të vazhdueshme ka bërë thirrje për zgjedhje me integritet dhe lista të pastra kandidatësh për deputet.

Nga përfaqësuesit e partive politike një prononcim për media e dha kryetarja e LSI-së.

“Diskutuam për situatën e fushatës në të gjithë qarkun e Elbasanit ku ajo që ka më shumë rëndësi është t’iu krijojmë shanse të gjithëve të votojnë. Të mos ushtrohet presion ndaj institucioneve shtetërore me ndihmën ekonomike dhe konfliktin e interesit që ka prokurori i Elbasanit, që e ka vëllain të tretin në listën e PS-së, për të vazhduar me krijimin e mundësive që të ketë sa më shumë gra dhe vajza që të jenë pjesë të gjithë asaj që është e domosdoshme përfaqësues”./ A2 CNN

Të ngjashme