‘Vdekje’ popullit – Lavdi Arbenit!
Qesharake de!
A s’është për t’u mbytur n’legen, kur lexon sesi ministrat e Kurtit dalin dhe e lavdërojnë njëri-tjetrin.
Gati jam bindur se ‘të jesh vendi i parë në botë në përhapjen e Covid-19’, është ‘sukses’ i madh i ministrit të shëndetësisë!
Pas poemës së Donika Gërvallës, sot Besnik Bislimi ka hy ‘garant’ për Arben Vitinë, dhe ia ka kushtuar disa përkëdhelje, duke e llastuar edhe më shumë!
Bislimi, e ka zbuluar para pacientëve shqiptarë se ministri i tyre Arben Vitija punon 16-të orë në ditë (pa e shfrytëzuar pauzën e drekës).
Bislimi ende pa e ka ‘zbuluar’ kush është nipi i tij, si quhet dhe kush ia ka punësuar nipin, pa e njoftuar më parë se i ka lindur një nip, ka arritur të ‘përgjojë’ punën e Arben Vitisë!
Puna e Bislimit është t’ia ‘matë’ orët e punës Arben Vitisë.
Nëse nuk e spiunon, a mund të betohet n’kry’ t’Kryeministrit se Arbeni punon fiks 16-të orë!
Edhe më keq nëse punon kaq shumë, nëse është i angazhuar kaq shumë, 16-të orë në ditë (pa pushim) për ta rrezikuar shëndetin publik!
Edhe sikur të mbyllej krejt ministria e shëndetësisë-më keq nuk do të kishte ndodhur.
Unë i kam mërzi ’emrat përkëdhelës’, sigurisht e kam gabim, duhet ta rishqyrtoj këtë ‘sektorin e përkëdheljes’, prandaj nuk e kuptoj pse Besnik Bislimi po e quan me emër përkëdhelës Arben Vitinë, kur Arbeni varrë n’trup s’ka!
Që Arbenit nuk po i ‘dhemb’ aspak çka po flasin çarshia për të, tregon indiferenca e tij!
Dhe indiferenca është gjysma e ‘vdekjes’.
Nuk ka armik më të madh sesa indiferenca.
Kjo krizë emocionale nëpër të cilën po kalon Vitija, tregon se askush s’ka nevojë për një specialist ‘t’ndjenjave’ më shumë sesa ministri doktor i shëndesësisë!
Ndoshta ‘Beni’ ndjen, por pse nuk i shpreh ndjenjat, ky është problem kombëtar ‘Limi’!
Në mandatin e parë ministri Vitija kishte ndikim
qetësues te popullata, nuk përzihej në politikë, mbante konferenca të rregullta ku e mbante popullin të informuar dhe e bënte të ndjehej ‘i bashkuar’ dhe nën ‘mbrojtje’!
U bë aq sharmant, sa ia kaloi Kryeministrit!
Çfarë i ndodhi Benit pastaj?
Kam bindjen e plotë se Kryeministri ia ka ndaluar ‘të shkëlqej’ si më parë!
E kemi Kryeministrin xheloz.
Ne kemi kujtuar se veç ne femrat e ‘urrejmë’ njëra-tjetrën, ama meshkujt ishin shumë më xhelozë sesa ne!
Është e drejta e gjithkujt të mendoj që është ‘më i miri në botë’, ama ai që pranon të turpërohet dhe ta rrezikojë popullin vetëm e vetëm që të mos i bëj hije-diellit, ai e meriton përbuzjen, si ky ish-Beni ‘i mirë’ që tani po duket pa ndjenja, i frikshëm dhe i rrezikshëm në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar’!
P.S. Ne i numërojmë vdekjet – ju ministra e ministre numëroni ‘virtytet’ e ministrit të shëndetësisë!
Edhe gruaja më dembelicë di të thur çorapa
të leshta më me mjeshtri sesa që dinj ju t’i thurni ‘lavde’ njëri-tjetrit.