Lojtari i Bayern Munich, Joshua Kimmich, ka thënë se Sadio Mane nuk mund të shihet si zëvendësues i drejtpërdrejtë i Robert Lewandowskit në Bayern Munich.
Kimmich tha se sulmuesi senegalez nuk pritet të shënojë 50 gola në sezon, siç bëri Lewandowski sezonin e kaluar.
“Pa Lewyn ne humbasim shumë gola, ne duhet ta zëvendësojmë atë kolektivisht. Sadio është sigurisht një lojtar i madh, por nuk mendoj se ai shënon 40 apo 50 gola, ai sjell cilësi të tjera”, tha ylli i Bayernit.
Mane shënoi 120 gola mbresëlënës në gjashtë sezonet e tij në Liverpool, shkruan Goal, përcjell Klankosova.tv.