Kina bllokon vizat për Korenë e Jugut dhe Japoninë si reagim ndaj kufizimeve anti-Covid

People scan their health codes before entering a fenced-off street as outbreaks of the coronavirus disease (COVID-19) continue in Beijing, China November 5, 2022. REUTERS/Thomas Peter
Prishtinë | 10 Jan 2023 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Kina ka ndaluar lëshimin e vizave turistike për individët nga Koreja Jugore dhe Japonia në lidhje me kufizimet nga Covid për udhëtarët kinezë.

Pekin thotë se pauza për viza ndaj koreanojugorëve do të mbahet derisa të largohen kufizimet ‘diskriminuese” ndaj Kinës.

Japonia dhe Koreja Jugore nuk janë të vetmet vende që kanë vendosur kufizime për udhëtarët nga Kina, ku rastet me Covid janë të shumta, por masat e tyre janë ndër më të ashprat.

Në javën e kaluar, Koreja Jugore ka ndaluar me lëshimin e vizave turistike për ata që vijnë nga Kina, të cilat ministria e jashtme i ka quajtur “të papranueshme” dhe “joshkencore”, shkruan BBC.

Japonia ndërkohë, po lejon vizitorët kinezë të hyjnë në vend, përmes  testeve negative për Covid. Kështu njësoj po veprojnë edhe Britania e Madhe me Amerikën, por Japonia gjithashtu po kufizon fluturimet nga Kina në disa qytete japoneze.

Ambasadat kineze në Seul dhe Tokio konfirmuan kufizimet e reja me viza për vizitorët në Kinë.

Kina rihapi kurfijtë e saj të dielën për të parën herët që nga marsi i vitit 2020 si pjesë e kufizimeve për politikën e saj “zero-Covid”.

Por, si reagim ndaj kufizimeve të fundit me viza të Kinës, ministria e jashtme e Koresë Jugore tha për BBC se politika e saj për arritjet nga Kina ishte “në pajtim me provat shkencore dhe objektive”.

Mirëpo, sipas Agjencisë për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve të Koresë Jugore, një e treta e të ardhurve nga Kina dolën pozitiv për Covid para se të fillonin kufizimet me viza.

Të ngjashme