Reagime pas dokumentit të politikës së re amerikane Kina ka dënuar “mentalitetin e Luftës së Ftohtë” të Shtëpisë së Bardhë pas publikimit të një politike të re amerikane për sigurinë kombëtare.
Dokumenti etiketon Kinën dhe Rusinë si “fuqi rivale” dhe paraqet një numër kërcënimesh potenciale që të dyja vendet paraqesin. Në strategjinë e re të sigurisë kombëtare thuhet se Pekini dhe qeveritë e tjera janë të vendosura për të sfiduar fuqinë amerikane.
Por Ministria e Jashtme e Kinës kritikoi këtë raport, duke thënë se Washingtoni duhet “të braktisë nocionet e vjetruara”. Zëdhënësja Hua Chunying tha “asnjë vend nuk do të ketë sukses në shtrembërimin e fakteve ose shpifjeve të dëmshme”.
“Ne i bëjmë thirrje palës amerikane që të ndalojë së shtrembëruari qëllimisht synimet strategjike të Kinës dhe të braktisë idetë e vjetruara të mentalitetit të Luftës së Ftohtë.” Edhe Rusia i është përgjigjur strategjisë së re duke thënë se nuk mund të pranojë që është trajtuar si një kërcënim.