Kina e fiton medaljen e parë të artë në Paris

Prishtinë | 27 Kor 2024 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Kina e ka fituar medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike të Parisit. Në Chatearuroux, tri orë larg Parisit, Huang Yuting dhe Sheng Lihao fituan të artën në qitje, në disiplinën 10 metra pushkë ajrore, të shtunën. Ata triumfuan në garën ekipore, përkatësisht në ekipe të kombinuara.

Medaljen e argjendtë e fitoi Korea e Jugut, ndërsa të bronztën e fitoi Kazakistani.

Edhe e arta e dytë olimpike ishte për Kinën.

Në kërcime në ujë nga trampolina në lartësi 3 metra, në çift të sinkronizuar, triumfuan kinezet Yani Chang dhe Yiwen Chen.

Të ngjashme