Kina evakuon afro 2 milionë persona pas goditjes nga tajfuni

Prishtinë | 12 Kor 2026 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Një tajfun i fuqishëm ka goditur Kinën, duke u bërë stuhia e dytë që prek vendin brenda një jave.

Tajfuni “Bavi” preku brigjet e qytetit Taizhou dhe më pas Wenzhou, duke sjellë reshje të dendura dhe erëra të forta. Stuhia kishte një shtrirje prej rreth 1 mijë kilometrash.

Autoritetet kineze kanë evakuuar më shumë se 1.7 milionë persona në zonat më të rrezikuara, ndërsa janë pezulluar mësimi, puna dhe aktivitetet në ambiente të hapura.

Qindra fluturime dhe disa linja hekurudhore janë anuluar, shkruan BBC.

Edhe pse tajfuni ka humbur fuqinë dhe është shndërruar në një stuhi tropikale të fortë, meteorologët paralajmërojnë se reshjet e mëdha ende paraqesin rrezik për përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

Më herët, stuhia shkaktoi dëme edhe në Japoni dhe Tajvan, ndërsa në Filipine rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet lanë të vdekur të paktën 17 persona.

Të ngjashme