Televizioni shtetëror i Kinës CCTV e ka larguar nga programi i saj transmetues, ndeshjen e së dielës Arsenal-Manchester City .
Siç raportojnë mediat e huaja, kjo ndodhi pas komenteve të bëra nga mesfushori i Gunners Mesut Ozil.
Ozil postoi në mediat sociale në lidhje me trajtimin e myslimanëve Ujgurë në Kinë, njofton Klan Kosova.
Arsenali distancoi klubin nga pikëpamjet e gjermanit, duke thënë se ai ishte “gjithmonë apolitik si një organizatë”.
Global Times përshkroi komentet e Ozil si “false” dhe pretendoi se ai kishte “zhgënjyer” autoritetet e futbollit.
Për më tepër, Shoqata Kombëtare e Futbollit tha që komentet e Ozil ishin “të papranueshme” dhe se “kishin dëmtuar ndjenjat” e tifozëve kinezë.