Kina i druhet një vale të re infeksionesh

Prishtinë | 09 Pri 2020 | 08:28 | Nga Ekonomia Online

Presidenti kinez Xi Jinping ka paralajmëruar se vendi mund të rrezikohet nga një valë e dytë infeksionesh derisa pandemia globale Covid-19 vazhdon të përhapet.

Në një takim të trupit të lartë vendimmarrës të Partisë Komuniste Kineze, Xi ka thënë se në mes të presioneve në ekonominë globale, vazhdojnë të rriten “faktorët e paqëndrueshëm dhe të pasigurt”, shkruan CNN.

“Vështirësi dhe sfida të reja janë shfaqur për rinisjen e punës në Kinë dhe zhvillimin ekonomik apo shoqëror”.

Xi po ashtu u ka bërë thirrje autoriteteve kineze që t’i vëzhgojnë me kujdes rastet e importuara nga jashtë dhe ta parandalojnë ringjalljen e shpërthimit brenda vendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme