Sipas të dhënave zyrtare të publikuara të dielën, gjatë 24 orëve të kaluara në Kinë janë shënuar 11 raste të reja të infektimit me Covid-19, por asnjë pacient nuk ka vdekur.
Në mesin e këtyre rasteve ishin gjashtë raste kontakti, përfshirë pesë në provincën verilindore, Heilongjiang, dhe një në provincën juglindore, Guangdon, e cila është afër Hong Kongut.
Pesë rastet e tjera ishin të personave të ardhur nga vendet e huaja. Një ditë më parë ishin regjistruar 11 raste të tilla, raportoi Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë.
Deri më tani, në Kinë janë regjistruar 82,827 të infektuar dhe 4,632 të vdekur nga koronavirusi, shkruan “Reuters”.
Rastet e para ishin paraqitur në dhjetor të vitit të kaluar në Ëuhan të Kinës, ndërsa tash sëmundja është përhapur në pothuajse të gjitha shtetet e botës.