Kina do të sulmoj Tajvanin nëse nuk ka opsion tjetër të ndalimit të pavarësisë, tha njëri prej gjenralëve më të lartë të ushtrisë kineze të premten, një përshkallëzim retorik nga Kina komuniste që e pretendon ishullin demokratik si të sajin.
“Nëse mundësia e unifikimit paqësor humbet, forcat e armatosura popullore do të…marrin të gjitha masat që me vendosmëri të shkatërrojnë çdo komplot a veprimtari separatiste” tha gjenerali Li. Madje ai shtoi se “nuk premtojnë se do të heqin dorë nga përdorimi i forcës, dhe ne rezervojmë opsionin e ttë gjitha masave për të stabilizuar dhe kontrolluar situatën në ngushticën e Tajvanit”.
Megjithëse, Kina asnjëherë nuk ka mohuar përdorimin e forcës për të kthyer Tajvanin nën kontrollin e saj, është e rrallë për një ushtarak të lartë që të bëjë kërcënime kaq hapur në publik. Komentet janë posaçërisht goditëse në kohën e indinjatës ndaj Kinës për legjislacionin e ri të imponuar në provincën deri vonë autonome të Hong Kong.
Gjenerali Li është prej oficerëve të lartë ushtarak të Kinës me përvojë lufte, pasi ishte pjesëmarrës në invadimin e dështuar të Vietnamit në vitin 1979.
Tajvani nuk ka treguar asnjëherë vullnet që t’i nënshtrohet pushtetit autokratik komunist të Kinës. Ata kanë protestuar në vazhdimësi për stërvitjeve ushtarake dhe kanë mohuar ofertën e Kinës për modelin “një shtet, dy sisteme”, me një shkallë të lartë të autonomisë.
Kina posaçërisht është armiqësore ndaj presidentit të Tajvanit, Tsai Ing-wen, të cilin e akuzon për separatizëm dhe deklarimin e pavarësisë edhe formalisht. Por Tsai thotë se Tajvani tanimë është shtet i pavarur e quajtur Republika e Kinës, emri zyrtar i shtetit.
Tsai kishte fituar zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare duke dërrmuar kundërshtarët në muajin janar duke premtuar se do të sfidojnë Pekinin.
Qëndrimi në Tajvan ndaj Kinës është edhe më i hidhur tani pasi parlamenti i Kinës miratoi ligjin e ri të sigurisë kombëtare për Hong Kong të enjten, zhvillim ky që efektivitet heq autonominë e Hong Kong, të pajtuar mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kinës.
Nuk kishte reagim nga qeveria e Tajvanit rreth komenteve të ushtarakut nga Pekini. Por një zyrtar i lartë familjar me sigurinë e ishullit i tha agjencisë së lajmeve Reuters se po provon të frikësoj Tajvanin pasi Pekini po përballet me presionin për shkak të veprimeve në Hong Kong.