Kina është duke i kushtuar vëmendje situatës së fundit në pjesën veriore të Kosovës.
Kështu është shprehur zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Mao Ning, e cila ka kërkuar “respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë”.
“Ne kundërshtojmë veprimet e njëanshme të institucioneve provinciale vetëqeverisëse në Prishtinë”.
Ning në anën tjetër ka kërkuar themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.